Ndihmë dhe kontakt
Përditësuar më 18 tet 2026
Përgjigje për pyetjet më të shpeshta për hiqe dhe si të na kontaktosh.
Na shkruaj
Email: support@hiqe.al. Përgjigjemi brenda 2 ditëve pune. Për të dhënat personale: privacy@hiqe.al.
Për një njoftim ose shitës të dyshimtë përdor “Raporto njoftimin” te njoftimi ose “Raporto shitësin” te profili i shitësit: shqyrtohet më shpejt.
Si të postoj?
Shtyp “Posto”, hyr me Apple, Google ose Facebook, shto një numër telefoni për blerësit, pastaj fotot, titullin, çmimin dhe qytetin. Njoftimi del menjëherë.
Sa zgjat njoftimi dhe si e rifreskoj?
Njoftimi zgjat 3 muaj, pastaj fshihet vetë. Një herë në 48 orë mund ta rifreskosh te Llogaria që të dalë sërish në krye; rifreskimi nuk e zgjat afatin.
Pse nuk mund të postoj më shumë?
Një person privat mund të ketë deri në 5 njoftime aktive, një agjenci deri në 50. Fshi një njoftim të vjetër që të lirosh vend; edhe njoftimet që skadojnë e lirojnë vendin vetë.
Jam biznes. Si regjistrohem si agjenci?
Te Llogaria zgjidh “Je agjenci? Regjistrohu” dhe plotëso emrin e biznesit, NIPT-in dhe adresën. Shenja “Agjenci” shfaqet pasi e verifikojmë NIPT-in.
Si ta fshij llogarinë?
Te Llogaria → Fshi llogarinë. Fshirja është e menjëhershme dhe heq të gjitha njoftimet. Më shumë te faqja “Fshirja e të dhënave”.
Nuk mund të hyj
Provo me të njëjtin shërbim (Apple, Google ose Facebook) që përdore herën e parë. Nëse llogaria është pezulluar ose problemi vazhdon, na shkruaj në support@hiqe.al.