Fshirja e të dhënave
Përditësuar më 18 tet 2026
Si ta fshish llogarinë tënde në hiqe dhe të gjitha të dhënat e saj, edhe nëse je futur me Facebook.
Fshije vetë llogarinë
•
Në aplikacion: hap Llogaria → Fshi llogarinë dhe konfirmo.
•
Në faqe: hyr te hiqe.al/llogaria → Fshi llogarinë dhe konfirmo.
Fshirja është e menjëhershme dhe përfundimtare: heq profilin, numrin e telefonit, seancat, të gjitha njoftimet dhe fotot e tyre.
Nëse nuk mund të hysh
Na shkruaj në privacy@hiqe.al nga adresa e email-it e llogarisë dhe trego me çfarë hyje (Apple, Google ose Facebook). Pasi verifikojmë që llogaria është jotja, e fshijmë brenda 30 ditëve dhe të konfirmojmë me email.
Hyrja me Facebook
Mund t’i heqësh hiqe-s qasjen te Facebook: Cilësimet dhe privatësia → Cilësimet → Aplikacionet dhe faqet e internetit → hiqe → Hiq. Kjo ndalon hyrjen me Facebook, por nuk i fshin të dhënat te hiqe; për to ndiq hapat më sipër.
Çfarë mbetet
Kopjet rezervë të koduara zhduken brenda 30 ditëve. Nëse llogaria ishte pezulluar për shkelje, numri i telefonit mbetet i pezulluar.